Kush e mori ne telefon Marian? Dyshimet e policisë për vdekjen e 16-vjeçares

schedule23:38 - 17 Korrik, 2020

schedule 23:38 - 17 Korrik, 2020

Vijon të jetë mister vdekja e 16-vjeçares shqiptare, Maria Hyseni në Trikala të Greqisë. Mjekësia ligjore ka konstatuar goditje në kokë dhe gjoks, të cilat sipas mjekëve janë shkaktuar prej rënies nga lartësia.

Megjithatë, ata nuk dinë të thonë nëse 16 vjeçarja shqiptare ra vetë apo e hodhi dikush nga lartësia, prej të cilës edhe gjeti vdekjen.

Pyetja që po mundon hetuesit është: Kush e mori në telefon Marian?

Sekreti telefonik pritet të zbardhet për të zbuluar se me kë foli Maria, menjëherë pasi doli nga makina e policit pranë shtëpisë së saj, disa orë para vdekjes së saj.

LEXO EDHE: Misteri, del raporti i mjekësisë ligjore: Pse vdiq 16 vjeçarja shqiptare në Greqi

Protothema.gr shkruan se sipas informacioneve 16-vjeçarja ishte shumë e dashuruar me oficerin e policisë 27- vjeçar dhe ishte me të vërtetë ajo që e takoi pak para se të ndërronte jetë.

Vajza 16-vjeçare kishte një takim me oficerin e policisë dhe sipas dëshmitarëve, marrëdhënia mes tyre ishte shumë e qetë dhe ato dukeshin të lumtur. Në fakt, takimi i tyre zgjati disa minuta dhe Maria, e shoqëruar nga oficeri i policisë, u kthye në shtëpinë e saj. Ata u ndanë, pak para se ajo të mbërrinte në shtëpi, për të mos u vënë re nga lagja se e mitura ishte në një lidhje.

Sipas të dhënave nga hetimi, pak para ngjarjes oficeri e lë Marian në orën 3:15 të mëngjesit në shtëpinë e saj dhe largohet. Por kamerat kanë fiksuar momentin kur telefoni i Marias bie dhe ajo u përgjigj. Në vend që të hynte në shtëpinë e saj, ajo u kthye dhe u largua.

Pikërisht, kjo është pyetja: Kush e telefonoi Marian që nuk u fut në shtëpi, por u largua? /abcnews.al