Kush e ka krijur moton “Amerika e para”?/Trump e ka kopjuar nga një paraardhës i tij

schedule11:26 - 27 Janar, 2018

schedule 11:26 - 27 Janar, 2018

Motoja e njohur e përdorur nga presidenti amerikan Donald Trump: Amerika e Para duket se është krijuar 100 vjet më parë nga një tjetër president amerikan. Por ku i ka rrënjët ky premtim i kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e përsëriti dhe gjatë fjalimit të tij në forumin ekonomik të Davos: Amerika e para! Ishte motoja e tij e preferuar që në fushatë elektorale, të cilën nuk e braktisi as pas zgjedhjes së tij si President. Duket se këtë moto ia ka sugjeruar pa dashur një gazetar i Nju Jork Tajms gjatë një interviste dhe që atëherë Trump e përvetësoi duke e përsëritur në çdo rast.

Por motoja është krijuar nga një tjetër president amerikan, gjatë një fushate elektorale, 100 vjet para Trumpt. Në vitin 1916 demokrati Udrou Uilson u zgjodh pikërisht duke premtuar se do të vendoste në vend të parë Amerikën me një referim të qartë ndaj luftës që nga 1914 po zhvillohej në Europë. Gjithësesi një vit më pas Uilson vendosi hyrjen e ushtrisë amerikane në Luftën e parë botërore. Dhe kritikët e tij ën aë kohë përdoën të njëjtat fjalë për ta sulmuar.

Shprehja më pas u braktis dhe pse koncepti për të vendosur interest e Shteteve të Bashkuara të Ameikës mbi cdo marrëveshje ndërkombëtare u përdor dhe nga pasardhësi I tij në Shtëpinë e bardhë republikani Uorren Harding. Ky i fundit ishte kundër traktatit të Versajës me të cilin ishte mbyllur konflikti botëror

Në viin 1940, pas shpërthimit të Luftës së dytë botërore dhe ndërsa Gjermania naziste pushtonte europën, në shtetet e bashkuara të amerikës u krijua një komitet i pagëzuar me emrin Amerika e para, kundër cdo përfshirjeje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konflikt dhe kundër politikës së presidentit Ruzvelt.

I themeluar në universitetin e Jeil, komiteti Amerika e para, përbëhej nga emra të rëndësishëm ku dallohej dhe ai që do të bëhej më pas president i vendit Henri Ford. Shoqata arriti të mblidhte firmat e më shumë se 800 mijë qytetarëve amerikanë. Por komiteti u shpërbëpak ditë pas sulmit në Pearl HArbour në dhjetor të 1941-shit. Tre vjet më vonë në 1944-ën, Partia Amerika e para prezantoi një kandidat për presidencën amerikane, i cili mori shumë pak vota. Një parti me të njëjtin emër u krijua sërish në vitin 2002, me një program të ekstremit të djathtë, kundër çdo kontrolli ndaj armëve, çdo marrëveshjeje ndërkombëtare dhe kundër cdo forme emigracioni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!