Kush do të vritej? Çfarë gjeti policia në parkingun e lokalit në Tiranë

schedule15:08 - 10 Tetor, 2022

schedule 15:08 - 10 Tetor, 2022

Një qese me 4 granata dhe dy kapsolla detonatore është gjetur pasditen e së hënës në Tiranë. Mësohet se qesja u gjet në parkingun e një lokali në rrugën “Besim Alla” .
Qesen në parking e gjeti stafi i lokalit. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se granatat e gjetura nuk ishin të montuara. Në vijim do të kqyren kamerat për të parë se kush i ka lënë në parkingun e lokalit. /abcnews.al/