Kush do parkojë poshtë pallatit? Pamjet ku u plagosën nënë e bir në Durrës, policia: Largohuni…

schedule21:12 - 23 Shkurt, 2021

schedule 21:12 - 23 Shkurt, 2021

Një sherr për parkimin poshtë pallatit në lagjen nr. 12 në Durrës u mbyll me dy të plagosur mbrëmjen e sotme.

Nënë e bir u qëlluan me armë zjarri në këmbë nga fqinji. ABC sjell pamjet nga lagja nr. 12 në Durrës ku ndodhi plagosja e dyfishtë. Gazetari i ABC, Leonidha Musai raporton se të plagosurit janë Valbona dhe Flamur Çerma, ndërsa autori Zyber Juba.

Fillimisht fqinjët u konfliktuan fizikisht më pas Juba nxori armën dhe qëlloi në drejtim të Flamur Çermës, ndërsa plumbat nga këmbët kapën edhe nënën e tij që ishte në vendin e ngjarjes.

Zyber Juba u arrestua menjëherë. Policia rrethoi pallatin duke kërkuar largimin e banorëve të tjerë të zonës nga vendi i ngjarjes, ku u sekuestrua armë dhe u mblodhën provat nga grupi hetimor.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit./ db/ Abcnews.al