Konklava për zgjedhjen e Papës së Ri për mbi 1.4 miliardë besimtarë katolikë në mbarë botën do të nis në 7 maj. Vatikani njoftoi se vendimi u mor nga Kardinalët që u mblodhën për here të parë këtë të hënë që pas ceremonies së varrimit të Papa Françeskut që u mbajt të shtunën.
Janë 240 kardinalë nga e mbarë bota, por vetëm 135 prej tyre të cilët janë nën moshën 80 vjeçare kanë të drejtë të votojnë dhe të marrin pjesë në procesin përzgjedhës. Kardinalët mbi 80 vjeç edhe pse nuk do të votojnë, kanë të drejtë të marrin pjesë në diskutime.
Zëdhënësi I Vatikanit, Matteo Bruni tha se përpara votimit kardinalët do të marrin pjesë në një meshë të përbashkët në Bazilikën e Shën Pjetrit. Pas kësaj meshe ata do të hyjnë në Kapelën Sistime ku do të qëndrojnë të izoluar tërësisht nga bota deri në zgjedhjen e Papës së ri.
Në ditën e parë të konklavës do të zhvillohet vetëm një raund votimi, ndërsa në ditët pasuese do të mbahen deri në katër votime në ditë. Për zgjedhjen e Papës së ri nevojitet një shumicë prej dy të tretash të votave. Nëse pas tre ditësh nuk arrihet një rezultat, kardinalët mund të kërkojnë një ditë lutjeje dhe reflektimi.
Ashtu siç është tradita, tymi që del nga oxhaku i Kapelës Sistine do të njoftojë botën: tymi i zi tregon se nuk është zgjedhur ende një Papë, ndërsa tymi i bardhë sinjalizon zgjedhjen e Papës së ri.
Dy konklavat e mbajtura më parë në Vitin 2005 dhe 2013 zgjatën vetëm dy ditë, por sipas asaj që shkruajnë mediat konklava e këtij viti pritet të zgjasë më shumë pasi Kardinalët e emëruar nga Papa Francesku nuk e njohin njëri tjetrin.
Kur kardinalët mblidhen në Romë, zakonisht 15-20 ditë pas vdekjes së Papës, takohen nën tavanin e pikturuar nga Mikelanxhelo në Kapelën Sistine, për të filluar diskutimet e tyre. Pasi thuhen fjalët “extra omne”, – të gjithë jashtë – duke iu referuar të gjithëve përveç kardinalëve që votojnë dhe një numri të vogël zyrtarësh dhe doktorësh, dyert kyçen.
Kardinalët betohen për sekret absolut dhe nuk lejohet asnjë kontakt me botën jashtë gjatë procesit të zgjedhjes. Atyre u hiqen celularët, s’ka gazeta, televizion, si dhe nuk lejohen mesazhe apo letra. Kardinalët hanë dhe flenë në një godinë të ndërtuar për këtë qëllim, shtëpinë e Shën Martës, pranë Kapelës Sistine, ku Papa Françesku ka jetuar gjatë këtyre 12 viteve.
Aktualisht janë 252 kardinalë katolikë, 138 prej të cilëve kanë të drejtë të votojnë për Papën e ri. Të tjerët janë mbi 80 vjeç, që do të thotë se nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje, edhe pse mund të bashkohen në debatin se kush duhet të zgjidhet.Konklava nis me një meshë pas së cilës nisin diskutimet dhe votimet. Votat ndërmerren çdo ditë, në mëngjes dhe pasdite, derisa një kandidat të fitojë shumicën e dy të tretave. Ka pushim për lutje dhe reflektim pas 7 votimeve. Nëse nuk ka rezultat pas 30 votimeve, kandidati mund të zgjidhet me një shumicë të thjeshtë. Konklava më e gjatë papale në historinë moderne ishte në vitin 1922 kur kardinalëve iu deshën pesë ditë për të zgjedhur papën e ri.
Votimi është sekret, por kjo nuk do të thotë se procesi është imun nga fraksionizmi, intrigat apo dhe lobimi. Pas çdo raundi votimi, fletët e votimit digjen. Atyre u hidhen kimikate për ta bërë tymm të zi ose të bardhë. Tymi i zi simbolizon se nuk ka dakordësi për emrin e Papës së ri, ndërsa tymi i bardhë njofton botën se një Papë i ri është zgjedhur. Nese ka tym te Bardhe, Papa I Ri del brenda nje ore ne Ballkonin e Bazilikes se Shen Pjetri me Kardinalin e Lartë pjesmarrës të konklavs që thotv frazën “Ne kemi një Papë” në gjuhën latine. /abcnews.al