Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Kush do blejë domate në autostradë”, Samir Mane rrëfen si hapi qendrën tregtare: Miqtë dhe babai ishin kundër

schedule21:39 - 4 Shkurt, 2022

schedule 21:39 - 4 Shkurt, 2022

Biznesmeni Samir Mane ka rrëfyer hapat e parë të jetës së bzinesit për të në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Tiranë Prishtinë, ku gabuam?”, Mane ka rrëfyer se ai në vendin tonë ka ardhur relativisht i pasur pasi kishte punuar për 14 vjet në Europë.

Sipas Manes në Shqipëri në fillim e ka pasur shumë të vështirë të hapë biznes. Madje sipas tij edhe babai i kishte dalë kundër kur kishte menduar të hapë një qendër tregtare.



“Është e vërtetë që në Shqipëri kam ardhur i pasur. Pasuria ka definicionet e veta. Varet sa i pasur. Kam ardhur pasi ndërtova një kompani në Austri dhe kam punuar për 14 vjet atje.  Vendosa të kthehem në Shqipëri në vitin 2004, se nevoja e biznesit në atë kohë e para qendër tregtare që ndërtova në vend donte prezencën time këtu. Në atë kohë ishte shumë e vështirë edhe perceptimi për qendër tregtare apo për rrjet supermarketesh.  Nuk ishin mësuar shqiptarët të shikonin 20 mijë produkte në super market. Edhe pse me dyshimin e shumë njerëzve dhe baba im në krye që më thoshte pse njerëzit duhet të vijnë  në autostradë të blenë domate. Pro që ditët e para njerëzit shpërthyen.” tha Mane./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!