Kurti sulmon kryeprokurorin/Maliqi: Mesazh i keq! Nëse s’do paraqitej në Speciale një qytetar i thjeshtë, ai do arrestohej

schedule23:45 - 30 Dhjetor, 2024

schedule 23:45 - 30 Dhjetor, 2024

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i është përgjigjur thirrjes së prokurorisë speciale të Kosovës për t’u pyetur lidhur me një rast korrupsioni tek i cili implikohen ministra të qeverisë të tij.

Ai jo vetëm që nuk është përgjigjur pozitivisht ftesës, por ka zgjedhur të sulmojë ashpër prokurorinë duke i etiketuar prokurorët si “lepuj” dhe “kërmij”.

Analistja Afërdita Maliqi e ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News tha se Kurti pa pasur përherë një gjuhë të ashpër dhe të papranueshme karshi institucioneve të drejtësisë dhe në rastin konkret ndaj kryeprokurorit Blerim Isufaj

“Ka pasur një gjuhë të ashpër ndaj kryeprokurorit dhe sistemit të drejtësisë. Ka pasur një gjuhë të ashpër dhe në seancat plenare në Kuvend. Është çështje politike, pasi e konsideron që është zgjedhur në kohën e partive të kaluara. Kemi patur një kryeministër që ka ndërhyrë dhe ka akuzuar gjyqësori që ka mbajtur anë”, tha ajo.

Ajo pohoi se nëse një qytetar i thjeshtë nuk do ishte paraqitur siç bëri Albin Kurti, sipas orarit dhe kohës së caktuar nga ana e Prokurorisë, ai do arrestohej nga Policia e Kosovës.

“Nëse një qytetar i thjeshtë nuk do ishte paraqitur në prokuror, ai do arrestohej. Në këtë pikë edhe kryeprokurori e sqaroi kur tha se para ligjit janë të gjithë të barabartë. Kryeministri ka zgjedhur të mos i përgjigjet thirrjes së prokurorisë. Nuk është mesazh i mirë nëse kryeministri nuk i përgjigjet për të dëshmuar për aferën e rezervave shtetërore. Ai duhet të shkojë, t’i përgjigjet thirrjes së prokurorisë dhe s’duhet të sillet si Pasha”, u shpreh ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!