Kurti: S’ka dialog me harta në tavolinë

schedule18:44 - 18 Maj, 2020

schedule 18:44 - 18 Maj, 2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti këtë të hënë ka theksuar se ​sdo të ketë dialog me harta në tavolinë. Në një konferencë virtuale para studentëve të Universitetit të Harvardit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai ka folur për masat që ka ndërmarrë si qeveri për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Gjithashtu Kurti ka folur për masat që ka ndërmarrë si qeveri për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ai ka thënë se programi qeverisës është i organizuar në bazë të dy prioriteteve, drejtësinë dhe krijimin e vendeve të punës.

Si pjesë e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, Kurti ka përmendur shkarkimin e bordeve të ndërmarrjeve publike për shkak të miliona humbjeve në këto ndërmarrje.

Kurti tha se hapja e vendeve të punës është prioritet i qeverisë që ai drejton, përfshirë edhe tërheqjen e investimeve të huaja. Në këtë drejtim ai ka përmendur se Kosova ka popullsi të re dhe si e tillë ka kushte të mira për tërheqjen e investimeve të huaja, ndonëse e pranoi se në këtë drejtim ka shumë punë për të bërë.

Kurti ka thënë se dëshiron normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe se dialogu duhet të vazhdojë. Në këtë drejtim ai ka përmendur ekipet që ka formuar për që të qenë pjesë e këtij procesi.

“S’ka dialog me harta në tavolinë, s’ka president rreth hartave. Rezultati final i bisedimeve duhet të jetë njohja reciproke”, ka theksuar Kurti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!