Kurti si Fan Noli e Hasan Prishtina/ Rënia e qeverisë, kapiteni i Kosovës nuk duron: U hodh poshtë fjala e popullit!

schedule09:17 - 26 Mars, 2020

schedule 09:17 - 26 Mars, 2020

Qeveria “Albin Kurti” ka rënë një ditë më parë dhe reagimet kanë qenë të shumta, pro dhe kundër. Politikisht Vetëvendosja mund të ketë dalë e fituar, pasi me shumë mundësi në zgjedhjet e ardhshme do të marrë edhe më shumë vota. Të paktën të tilla janë pritshmëritë.

Mes reagimeve të shumta spikat ajo e kapitenit të përfaqësueses së Kosovës, qendërmbrojtësit Amir Rrahmani. Lojtari i Hellas Verona, i cili në verë do të kalojë te Napoli, e konsideron të pakuptueshme atë që ndodhi një ditë më parë në Kosovë.

“Asnjëherë nuk jam marrë me politikë, por në një situatë pandemie të kenë më shumë rëndësi interesat personale se sa shëndeti i kosovarëve, nga të cilët nesër do të kërkojnë votën prapë, është e pakuptueshme.

Edhe sa duhet te presim që Kosova të bëhet një shtet evropian? Si çdo kosovar, edhe unë dua që shteti im të përparojë, që të kemi një jetë më të mirë të gjithë sepse një ditë edhe unë dua të kthehem dhe të jetoj aty. Është vendi i ynë. E DUA.

Njeriu që ka marrë vota nga populli më së shumti në 15 vitet e fundit, BIE. Bie edhe fjala e popullit”, përfundoi shkrimin e tij kapiteni kosovar”, shkruan Rrahmani, i cili postimin e tij e shoqëron edhe me një foto, ku bëhen një krahasim i Kurtit me personalitete si Hasan Prishtina dhe Fan Noli. /abcnews.al

 

Postimi i Rrahmanit