“Kurti po rrënon interesat bazike të Kosovës”, Hoxhaj: Po thellon ndarjen me partnerët

schedule14:21 - 1 Qershor, 2023

schedule 14:21 - 1 Qershor, 2023

Për nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Presidenti i Serbisë Aleksander Vucic, është fajtori kryesor i asaj se cfarë po ndodh në veri.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Tirana Live në ABC News, Enver Hoxhaj tha se ajo cfarë po ndodh në veri të vendit, jo vetëm e kërcënon të ardhmen e Kosovës, tërësinë territoriale të saj, por e dëmton fuqinë edhe vetë kredibilitetin e BE dhe konkretisht të Berlinit dhe Parisit.

Ndër të tjera Hoxhaj komentoi edhe qëndrimin e opozitës lidhur me ngjarjet e fundit në veri të fundit.

“Qëndrimi jonë si opozitë ka qenë se përballë Serbisë jemi të bashkuar, nuk mundet Kosova të jetë solidare me Ukrainën dhe të jemi të përcarë për interesin tonë. Përtej kësaj, mendoj se z.Kurti ka ndjekur një qasje të gabuar dhe cfarë po ndodh në veri është një zinxhir i gabuar i ngjarjeve.

Përtej raporteve opozitë qeveri, po flas për interesat bazike të Kosovës që është duke i rrënuar cdo ditë Albin Kurti dhe është koha e fundit që ai të mendojë një qasje në dialog me Serbinë dhe se cfarë ka ndërmet të bëjë me riintegrimin e kësaj pjesë të Kosovës në institucionet e saj politike. Ne e kemi thënë vitin e kaluar merru me marrëveshjen finale, por ajo c k aka sjellë në kuvend është një marrëveshje jo përfundimtare që nuk njeh njohje reciproke” u shpreh ai.

Hoxha ndau edhe qëndrimin e tij ndaj thirrjeve të ndërkombëtarëve si edhe heshtjes së kryeministrit Kurti.

“Ajo c’ka po ndodh dhe që z. Kurti po e lexon gabimisht është situata e kësaj natyre, deri sa Serbia me banda kriminale e godet Kosovën në veri, Kurti i godet partnerët tanë perëndimorë përmes interevistave në mediat kryesore botërore. Edhe ne në të kaluarën kemi patur tension, por nuk është në natyrën e atyre që udhëheqin politikën, tensionet e brendshme të dalin publikisht ashtu si po bën Kurti. Kjo nuk është as qasje e mencur si mbrohen interesat e vendit.

Bandat kriminale godasin Kosovën, Kurti thellon ndarjen me partnerët.

Së dytë, në Serbi ka një qasje të menduar mirë, ata po bëjnë përpjekje si partnerët të humbin besimin te Kosova, kjo do ishte goditja më e madhe.

Së treti, marrëveshja në Ohër duhet të përmbushë disa interesa bazike, të gjitha këto me zhvillimet e fundit kanë rënë në ujë, s’kanë asnjë vlerë. Nuk po e kuptoj cfarë Kurti po kërkon të arrijë në nivel ndërkombëtar me Kosovën.” i shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!