“Kurti po e çon Kosovën buzë greminës”, Shala: Zgjatja e mandatit të tij, rrezik për vendin

schedule16:20 - 9 Mars, 2024

schedule 16:20 - 9 Mars, 2024

Azdren Shala, anëtari i Kryesisë së PSD-ës në Kosovë, në një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Ballkan” në ABC News foli për situatën politike në Kosovë.

Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po çon Kosovën buzë greminës. Në lidhje me mundësinë e një mandati të dytë për Kurtin, ai tha se do të jetë një rrezik për shtetin e Kosovës.

Kurti nuk ka reflektuar pavarësisht kësaj vetmie të madhe. Gjithmonë ka kalkuluar politikisht. Çdo veprim që ka bërë nuk e ka bërë për Kosovën, por a e bind elektoratin e vetë dhe në fund atë koston e paguan Kosova. 

Kurti po na çon buzë një greminë. Kurti është politikan kalimtar, por po dëmton Kosovën. Më shumë se i paaftë për të krijuar aleanca, është tipik lider autoritar. Po krijon armiq herë të brendshëm dhe të jashtëm. Pra po e mban pushtetin duke krijuar armiq të jashtëm.

Nëse Kurti vazhdon kryeministër një tjetër mandat të ardhshëm do dëmtojë vendin më shumë. Ai është kalimtar, sado që të zgjasë mandati. Nëse Kosova ka për të pasur këtë kryeministër, kemi frikë se sanksionet do vijnë shpejt.

Sa më i gjatë pushteti i Kurtit, aq më i rrezikuar do jetë shteti i Kosovës.”, tha Shala. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!