“Kurti po bën pazar me Zajednicën”, Duriqi: Aleatët nuk kanë probleme me vendin, por me kryeministrin

schedule16:32 - 16 Mars, 2024

schedule 16:32 - 16 Mars, 2024

Gazetari Visar Duriqi ka deklaruar në emisionin “Ballkan Update” se Albin Kurti po bën Pazar me Zajednicën dhe kërkon që në këmbim Bashkimi Europian t’i heq sanksionet Kosovës.

 “Nga ajo që kemi parë deri tani është që për ne është e befasishme që Kurti ka pranuar gjithë atë damkosje për Zajednicën, por që del që nuk e ka pranuar. Ai po pret që Zajednica të ketë një dëmshpërblim. Kërkon që në këmbim BE para procesit zgjedhor duhet të merret vendimin të heq sanksionet”.

Më tej, ai tha se aleatët nuk kanë probleme me popullin e Kosovës por me qeverinë dhe në veçanti me Kurtin.

“Të themi të drejtën në Kosovë e kemi këtë situatë. Pra, bashkësia ndërkombëtare nuk ka probleme me shtetin e Kosovës, nuk ka problem me qytetarët e këtij vendi, por ka problem me qeverinë e këtij vendi. Pra, jemi në një situatë që nuk ka qene e mëhershme, por në këtë fazë kemi arritur në këtë fazë, ku bashkësia kombëtare nuk po e konsideron më qeverinë e Kosovës. Disa herë dhe ambasadori amerikan në Kosovë dhe diplomatë të tjerë e kanë përsëritur që kufijtë e Kosovës nuk diskutohen.

Bashkësia Kombëtare për momentin ka probleme me qeverinë dhe me një emër të përveçëm Albin Kurtin, se nuk po e konsideron si partner për shkak të këtyre zhvillimeve të pakordinuara. Kemi pasur dy raste kur Kurti është marrë vesh paradite me përfaqësues amerikanë që nuk do të marrë vendimin për targat dhe kur të njëjtën janë nisur për në Beograd, në mbrëmje ka marrë vendimin. Herën tjetër është marrë vesh me ta që nuk do të dërgojë kryetarët e zgjedhur në veri paradite, pasdite kur ata janë nisur për në Beograd, ky i ka dërguar kryetarët nëpër komuna. Pra, incidente të tilla sado që duken të vogla, tregojnë një mosbesim tek ata që duan të punojnë me Kurtin dhe sa duhet t’i besojnë fjalës së tij”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!