Kurti pas vendimit të KQZ-së: Unë jam bartës i listës së Vetëvendosjes

schedule09:28 - 21 Janar, 2021

schedule 09:28 - 21 Janar, 2021

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar sërish pas vendimit të KQZ-së që mos ta certifikojë si kandidat për deputet.

Kurti gjatë homazheve që ka bërë tek varri i Rugovës,  ka thënë se VV ka dorëzuar listën e vet siç është kërkuar. Ai ka thënë se megjithë vendimin e KQZ-së ai është bartës liste.

Ndër të tjera ai ka theksuar se do të respektojë me përpikmëri institucionet dhe Kushtetutën.

“Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu siç është kërkuar dhe ajo është lista jonë. Para një viti pat qenë në Kosovë ish-ambasadori Grenell për një darkë me ish-presidentin, por ai është viti i kaluar. Mendoj që institucionet e shtetit, ku institucionet e shtetit duhet të updatohen. Jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, të cilat kanë ngjallur një entuziazëm të paparë. Unë jam bartës liste që i respekton dhe përfill në përpikmëri Kushtetutën dhe Ligjet të cilët mbrojnë të drejtat e neve dhe secilit prej nesh”, ka thënë Kurti./abcnews.al