Kurti: Pas 13 Prillit do kemi masa më rigoroze në Kosovë

schedule22:13 - 9 Prill, 2020

schedule 22:13 - 9 Prill, 2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se prej mesit të muajit prill, masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend do të jenë më rigoroze.

“Masat e kufizimit pas 13 prillit do të vazhdojnë e do të jenë edhe më rigoroze”, ka deklaruar Kurti.

“Është e domosdoshme të kufizojmë lirinë e lëvizjes nëse nuk duam të përfundojmë në situate ku kollapsojmë”, ka thënë Kurti në Rtv21.

“Kaluan dy javë që na rrëzuan Qeverinë e tash jemi qeveri në detyrë. Jemi në një situatë ku asnjëri prej nesh nuk ka përvojë.Gjykata Kushtetuese na ka kontestuar në procedurë jo në përmbajtje”, është shprehur Kurti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!