Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke folur ditën e sotme në parlement në lidhje me atë çka u arrit në takimin e fundit në Bruksel dhe pranimin e marrëveshjes.
Kurti shprehet se kjo marrëveshje, nënkupton njohje de facto të Kosovës nga Serbia.
“Marrëveshja bazike në Ohër, ka njohjen de facto të Kosovës nga Serbi dhe ky është rezultat i dy viteve dialog. 5 nenet tjera kanë përfitime dypalëshe. Vetëm nenin 7, ndërlidhet me trashëgiminë nga dialogu i dekadës së kaluar. E rëndësishme të kuptojmë që neni i 7 i marrëveshjes është rezultat i dialogut të këtyre dy viteve. Pa nenin 7, do të përfundonim vetëm me nenin 10 , për marrëveshjet e kaluara.
Qëndrimi i qeverisë ka qenë dhe mbetet tek zbatimi i marrëveshjes së ngritur në Ohër. Në këtë drejtim, mee 21 tetor kemi pritur 5 emisarët nga BE dhe SHBA që sollën një plan për ecjen përpara.
Ky plan përfshinte edhe një propozim për një draft-statut, për zbatim të nenit 7 në lidhje me nenin 10 të marrëveshjes dhe ne kemi vlerësuar këtë qasje.
Me 26 tetor, në Bruksel zhvilluan takim me krerët e BE-së. Në këtë takim, unë së pari dhe mbi të gjitha kam kërkuar me shumë siguri në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nga Serbia, agresioni ndaj Kosovës, me paramilitarët, kërkova të bëhet edhe ndëshkimi dhe sanksionimi i Serbisë, pasi mosndëshkimi bëhet inkurajim për përsëritje. Pra sulmi na ka ardhur nga ana tjetër e kufirit, ndërkaq kërkesën për sanksione e kemi për hirë të përsëritjes.
E theksove anëtërësimi i Kosovës në Partneritetin për Paqe si hap i parë ndaj anëtarësimit në NATO, është përgjigja më i mirë. Në takim potencove që Radojcic dhe përgjegjësit e tjerë duhet të ekstradohen në Kosovë, që të përballen me drejtësinë.
Kërkova që po ashtu që sa më parë të na jepet statusi për anëtarësim ne BE dhe 5 shtetet që nuk na njohin, t’i bashkohen 22 shteteve anëtare të BE, që e njohin pavarësinë e Kosovës.
Para krerëve të BE, ne ofruam të nënshkruajmë marrëveshjen bazë të Brukselit së bashku me aneksin zbatues të Ohrit, si dhe propozimin për zbatimin e nenit 7 lidhur me nenin 10, pra për idenë e vetëmenaxhimit” tha Kurti./abcnews.al