“Kurti ndodhet përballë dy humbjeve”, ish-deputeti i LVV: S’po vazhdon me hapa të mëtejshëm me Asociacionin

schedule17:17 - 11 Prill, 2024

schedule 17:17 - 11 Prill, 2024

Ish-deputeti I LVV, Afrim Kasolli në një intervistë për “Balkan Update” në ABC News, u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet përballë dy humbjeve, njëra më e madhe se tjetra.

Ndër të tjera, Kasolli tha se draft-statuti dhe Asociacioni janë dy nga kauzat e mëdha që Kurti i përdorur për mobilizim politik dhe për të ardhur në pushtet, por për shkak të presionit, u detyrua që njërin prej tyre të marrë vendim.

A mund ta çojë zoti Kurti Kosovën në zgjedhje për të mos e dërguar draftstatutin në Gjykatën Kushtetuese dhe për mos e çuar vendin në zgjedhje?

Kasolli: Kjo mund të jetë një nga sfidat kryesore që ballafaqohet kryeministri Albin Kurti. Draftstatuti dhe Asociacioni janë dy nga kauzat e mëdha që Kurti i përdorur për mobilizim politik dhe për të ardhur në pushtet. Për shkak të presionit, u detyrua që njërin prej tyre të marrë vendim. Flas për pronën e Manastirit të Deçanit. Nga ana tjetër po përballet me presion politik për dërgimin e draft-statutin e Asociacionit. Ndaj Kurti është i ndodhur përballë dy humbjeve, njëra më e madhja se tjetra. Nëse e dërgon draftstatutin për themelimin e Asociacionit për hir të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, do të jetë një goditje elektorale për shkak të premtimeve që ka bërë ndër vite se nuk do e bënte. Nga ana tjetër nëse nuk e bën këtë, po bëhet e qartë që Kosova mund të mos anëtarësohet në Këshillin e Evropës, që përsëri do të ishte një humbje e madhe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!