Shqiptarët e Luginës të zhgënjyer me qeverisjen e Albin Kurtit: Na gënjeu dhe na përçau

schedule11:14 - 5 Shkurt, 2025

schedule 11:14 - 5 Shkurt, 2025

Ish-sekretari i Këshillit Kombëtar në Luginë, Rinor Krasniqi, ka akuzuar qeverinë e Albin Kurtit për përçarjen e shqiptarëve në Preshevë dhe për dështimin në mbështetjen e tyre, përfshirë edhe premtimet e pambajtura për subvencione për fermerët, njofton Klankosova.tv.

“Nga një qeveri diktatoriale kjo ishte e pritshme, por fatkeqësia është se shqiptarët e Republikës së Preshevës e lejuan të ndodhë”.

Qeverisja e Albin Kurtit ndihmoi në përçarjen e politikës dhe popullit shqiptar në Luginë”.

Një nga arsyet kryesore pse fondet për bujqit e Preshevës nuk u shpërndanë është pikërisht kjo qeveri në krye me Albin Kurtin”, tha Krasniqi, për emisionin ‘Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!