Kurti mesazh emigrantëve që kthehen në Kosovë për festa: Respektoni masat kundër COVID

schedule23:27 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 23:27 - 28 Dhjetor, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video-mesazh për emigrantët që këto ditë po rikthehen në vendlindje për festa.

Kurti ka deklaruar se si pasojë e shfaqjes së varianteve të reja të COVID-19, do të duhen të kufizohen në aktivitete dhe organizime.

“Edhe kësaj radhe do të na duhet të kufizohemi nga manifestimet dhe grumbullimet. Si kryeministër, nuk kam detyrë më parësore sesa të mbroj jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë. Dhe e kam detyrë jo vetëm ndaj atyre që janë banorë të Kosovës, por edhe ndaj juve që po na vini nga larg”, tha Kurti.

Kryeministri u bëri thirrje emigrantëve që nëse nuk janë vaksinuar ende, këtë ta bëjnë kur të hyjnë në Kosovë.

“Nëse rastësisht nuk jeni vaksinuar atje, natyrisht se mund ta bëni këtë me rastin e hyrjes në Kosovë. Dhe të gjithë së bashku, të respektojmë në përpikmëri masat anti-COVID”, ka thënë Kurti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!