Kurti mbyllet në “kullë”/ Refuzon takimin me kryeministrin Rama në Prishtinë

schedule12:16 - 5 Korrik, 2023

schedule 12:16 - 5 Korrik, 2023

Albin Kurti refuzon takimin të enjten në Prishtinë me Edi Ramën. Kryeministri i Prishtinës i vendos kusht kryeministrit shqiptar takim mes qeverive duke refuzuar atë kokë më kokë.

Pas anulimit të mbledhjes së qeverive në qershor, ky është akti i dytë i momentit më të keq historik të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës, që pas çlirimit të saj në 1999 dhe vjen vetëm dy ditë pas vizitës së Bill Clinton në Tiranë.

“Jam në kontakt të drejtpërdrejt me Ramën dhe e di që do të vijë në një vizitë në Prishtinë në kuadër të turit ballkanik. Di që ka të bëjë me përgatitjen e samitit të radhës të Procesit të Berlinit që mbahet në mes të muajit tetor dhe i kam kërkuar që meqenëse do të vijë të qëndrojë dy ditë dhe një natë në Prishtinë, të mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive që u anulua paparsyeshëm ndoëse ishte paraparë muaj më parë me 14 qershor në Gjakovë.

LEXO EDHE: Rama të enjten viziton Prishtinën/ Kryeministri tur ballkanik, takon homologët për krizën në Kosovë

13 marrëveshje kanë ngelur në sirtar. Në mënyrë që të mos ngelen edhe më tutje, sepse nga këto përfitojnë qytetarët, unë i kam propozuar Ramës që meqenëse po vjen këtë javë le të mbajmë edhe një mbledhje të përbashkët të të dy qeverive tona dhe të nënshkruajmë ato marrëveshje të dakorduara dhe që janë në sirtar. Procesi i Berlinit është i rëndësishëm dhe nuk ka në Ballkan lider politik, institucional si kryeministri i Kosovës që ka mbështetur Procesin e Berlinit.

Por Procesi i Berlinit e ka samitin e radhës në tetor, tani jemi në Korrik. Përderisa i bëjmë këto përgatitje kaq herët, të mos vonohemi edhe me një anulim të paarsyeshëm të mbledhjes së dy qeverive. Nëse insiston mbetem te qëndrimi që kam dhënë se për takime të ne të dyve ne kemi kontakt të drejpërdrejt, ne takohemi shumë shpesh. Mos e shikoni, gjatë këtyre dy viteve në qeverisje kam një dyzinë takimesh me kryeministrin Rama.

Nuk lëngon raporti Kosovë – Shqipëri, por edhe demokracia e paqja në Ballkan pse nuk takohen kryeministri i Kosovës me atë të Shqipërisë, por për shkak se mbledhjet e dy qeverive tona janë anuluar pa arsye, andaj unë e konsideroj të arsyeshme një mbledhje të përbashkët të dy qeverive, por jo takime të tjera.”, tha Kurti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!