Një ushtar amerikan ka reaguar ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit pasi ky i fundit tha dje se kur të vijë në pushtet nuk do e njohë marrëveshjen e bërë në SHBA mes Kosovës dhe Serbisë.
AJ Todd i cili pretendon të jetë ushtar amerikan i përmend Kurtit ndërhyrjen amerikane në Kosovë.
“Sido që të jetë çështja, thjesht më bëj një nder dhe sigurohu që të mos kem nevojë të vij më për t’ua ruajtur paqen (në Kosovë)”, i tha tha Todd, Kurtit, përmes një komenti në rrjetin social twitter.
Ndaj deklaratës së Kurtit reagoi dje edhe zyrtari i Shtëpisë së Bardhë dhe Emisari i Posaçëm, Richard Grenell./m.v. abcnews.al