Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkon me çdo kusht të provokojë luftë mes dy vendeve.
Lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të mërkurë, ku 3 policë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe, Vuçiç tha se asnjë ushtar dhe asnjë polic nga Serbia, nuk ka hyrë përtej kufirit me Kosovën.
Sipas tij, policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës 1.8 kilometra larg kufirit, shkruan RTS.
“Këta njerëz nuk kanë çfarë të kërkojnë në zonën Tresava-Batnjik pa miratimin e KFOR-it, sidomos me tyta të gjata”, u shpreh ai.
Ndërkaq, Policia e Kosovës tha se në mesditën e 14 qershorit, tre zyrtarët policorë dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës./abcnews.al