“Kurti ka shkaktuar përçarje”, Haziri: DASH dhe BE, të koordinuara për veprimet ndaj Prishtinës

schedule16:36 - 19 Shtator, 2023

schedule 16:36 - 19 Shtator, 2023

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri theksoi se Albin Kurti ka shkaktuar përçarje me politikën që po ndjek. Në një intervistë për emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, duke komentuar qëndrimin ndërkombëtar, Haziri theksoi se DASH dhe BE marrin vendime të unifikuara ndaj Prishtinës.

“Është rikonfirmim i një lidhje të përbashkët mes DASH, që doli me një deklaratë mbrëmjen e kaluar dhe sot BE-ja lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi, përkundër që nuk ka pasur pritje që ky raund bisedimesh të ketë një sukses. E qartë që edhe më tutje ka hezitime. ajo që na shqetëson është shkaktuar një rrethanë e re në këtë proces, i cili është i tensionuar. Kosova është nën masa ndëshkuese, nën masa paralajmërimi për zgjerimin e masave ndëshkuese. Nuk po flasim për largimin e tyre. Fatkeqësisht kryeministri del para gazetarëve dhe mundohet të arsyetojë veprimet e veta pa llogaritur pasojat që i sjell vendit tonë. Është one man show dhe si i tillë po vazhdon të shkaktojë kokëçarje sepse ne po identifikohemi si vend i politikave të këqija, që prodhon kriza.”, theksoi ai.

“Kurti fillimisht hezitoi të vendosë një prioritet të lartë dialogun. U soll si një pro-evropian, duke u dashur me u distancuar nga qeveritë e kaluara edhe më shumë në pragmatizmin e evropianëve. Përderisa ne kemi bërë me dije që evropianët pa garancione të SHBA nuk e çojnë misionin para, roli i qeverisë amerikane është i padiskutueshëm. Por tani Kurti po mundohet me politikën e tij që ka zbatuar në Prishtinë, të shkaktojë një përçarje të veprimit të politikës dhe këtë logjikë e ka reflektuar edhe në Maqedoninë e Veriut. Është munduar para dy vitesh edhe në Tiranë përmes iniciativës politike për pjesëmarrjen në zgjedhje. Dhe tani në BE po pretendon se mund të arrihet një lloj dallimi mes qasjes amerikane dhe evropiane. Por mendoj se është vonë dhe duhet konstatuar se koncensioni më i madh që Kurti iu ka bërë evropianëve është marrëveshja e Ohrit, për të cilin u pajtua që të largohet parimi i negociatave dhe të rikthehet në ambiguitetin kontruktiv si parim i një marrëveshje të përkohshme dhe ka hequr dorë nga një marrëveshje ligjore, që ka qenë e arritur me mund nga qeveria e kaluar. Koncensionet që pranoi tek evropianët po del i pamjaftueshëm dhe i dëmshëm sepse është bërë parametër matës në progresin për integrimin evropian. Kurti ka humbur rrugën në këtë proces, kur e humb rrugën në procesin e dialogut duhet me gjetur një mundësi, ose në një dialog të brendshëm me partitë opozitare ose përfshirja e shoqërisë civile dhe faktorëve të tjerë që të gjendet një mënyrë më e mirë dhe këtu kam ndërmend rolin e presidentes”, u shpreh Haziri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!