“Kurti ka favorizuar VMRO”, Nazarko: Mbajti fjalime dhe takime të shpeshta me grupet e këshilltarëve

schedule16:46 - 2 Maj, 2024

schedule 16:46 - 2 Maj, 2024

Analisti Mentor Nazarko deklaroi në emisionin “Ballkan Update” se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka favorizuar VMRO, duke mbajtur fjalime dhe zhvilluar takime të shpeshta me grupet e këshilltarëve.

Ai ka theksuar se duke mbështetur kandidatin Taravari, ka treguar një sjellje që në qoftë se do të ishte sukses do të ishte i yni, me që nëse nuk patëm sukses rezultati është i juaji.

Sipas Nazarkos, qeveria e Kurtit injoroi homologun Talat Xhaferi, i cili nuk u prit asnjëherë në Prishtinë dhe ka dalë kundër rekomandimeve perëndimore.

“Për hir të vërtetës, përfshirja e Kosovës dhe në një farë mënyre kosovarizimi i politikëës në Maqedoni e ka një kuptim, e ka ndihmuar rezultatin e VMRO dhe kandidates së saj. Pra, gjithë përfshirja e VetëVëndosja me ministrat, me zotin Kurti që ka mbajtur fjalime dhe i ka përshëndetur, ka organizuar takime të shpeshta me grupet e këshilltarëve, e ka favorizuar këtë kandidatur. Mirëpo, ç’është e vërteta, kjo përfshirje nuk ka sjellë atë rezultat që VetëVendosja do të donte dhe duke mbështetur kandidatin e atij koalicioni, zoti Taravari, po shohim që në këtë etap të dytë të fushatës, VetëVendosja nuk po duket më si më përpara. Është një tregues i një sjellje po themi që në qoftë se do të ishte sukses do të ishte i yni, me që nëse nuk patëm sukses rezultati është i juaji. Duke u fokusuar te kjo kandidate, sigurisht që përfshirja e VetëVendosjes ka nxitur te elektorati maqedonas, elektorati gri, frikën e gogolit shqiptar, pra, frikën e përfshirjes së Kosovës në kontrollin e Maqedonisë. Edhe unë mendoj ka qëne një faktor shtesë i rezultatit të VMRO-s. Kosova e zotit Kurti u përfshi në pjesën e parë, duke injoruar homologun e vetë Talat Xhaferi, i cili nuk u prit asnjëherë në Prishtinë. Duke bërë këtë qeveria Kurti ka shkuar kundër atyre që kanë qenë rekomandimet perëndimore”, tha analisti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!