Pa asnjë përgjegjësi politike mbi vete, Albin Kurti nuk ka pranuar të thotë asnjë fjalë për rënien e lirë të Kosovës në errësirën e bllokadës institucionale, por ka ndjere detyrimin te shpjegoj përmes një leksioni disa minutësh të postuar në faqen zyrtare te partisë së tij, se si opozita është fajtorja për këtë situatë.
Pas epitetit “Hajvan” gjate fushatës se tij të egër zgjedhore drejtuar partive opozitare, tani Kurti i cilëson bashkëkolegët e tij te Kuvendit edhe si nomade.
“Mund të dëshirosh të kesh shtëpi dhe të mos kesh shtëpi e të jesh refugjat, ta zëmë. Por ata të cilët nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Ky është thelbi i nomadit. Prandaj këta janë deputetë nomadikë, të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi të tyre, sepse shtëpia – Kuvendi, Parlamenti i Republikës – është shtëpia e deputetëve, sidomos opozitarëve”, ka thënë Kurti.
Albin Kurti i qan hallin opozitareve se nëse nuk konstituojnë Kuvendin nuk do të këtë një foltore për t’ju drejtuar popullit dhe mesa duket nuk ka asnjë shqetësim apo vrasje të ndërgjegjes për të menduar se si një kandidat tjetër, përmes emrit te ministres se tij Albulena Haxhiu, mund te marri votat e shumicës, të cilën ai nuk e ka.
Qytetarët e Kosovës e dënuan Albin Kurtin me 10 për qind mbështetje më pak se zgjedhjet e kaluara, por edhe pjesën tjetër të subjekteve politike me vota ta pamjaftueshme për të formuar shumicën në zgjedhjet e 9 shkurtit, ndërsa ndërkombëtarët kërkojnë të kenë përballë një partner të besueshëm dhe serioz për të bashkëpunuar.