Nuk ka president.
Ne minutat e fundit te 28 prillit, kohe e lene ne dispozicion nga Gjykata kushtetuese per zgjedhjen e kreut te ri te shtetit, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu njoftoi se Kuvendi shperndahet dhe vendi shkon serish ne zgjedhje, te tretat ne rradhe brenda 2 vitesh.
Edhe pse siguroi 51 perqind te mbeshtetjes nga qytetaret ne 28 dhjetor, me subjektet e tjera politike, Albin Kurti nuk arriti te dakordesohej ne asnje moment per nje marreveshje, duke e kthyer legjislaturen e X, ne nje nga me jeteshkurtrat ne historine e Kosoves.
Megjithate, deputete te VV dhe pakicat joserbe qe ishin ne salle u ngriten ne kembe dhe e duartrokiten kete qeveri.
Ne te njejten godine, qendruan po ashtu grupet parlamentare te LDK, PDK dhe AAK, por ata nuk ju pergjigjen asnjehere kater thirrjeve te Albulena Haxhiut gjate dites per tu futur ne salle.
Per kryetarin e LDK, qe u takua me shpesh me Kurtin, figura e Vjosa Osmanit nuk eshte per ta nje kandidature qe shkon ne Kuvend per te plotesuar Kuorumin, por nje presidente.
Ndersa per Arian Tahiri nga PDK, kjo ishte ngjarja me e rende per vendin qe nga pavaresia.
Gjithcka nisi nga prishja e marredhenieve Kurti-Osmani.
Kreu I VV nuk e donte me presidenten ne krye te shtetit edhe per nje mandat 5 vjeçar, edhe pse sipas deklarimeve kete post ja kishte “premtuar” asaj deri ne momentet e fundit.
Me shperndarjen e Kuvendit me 5 mars nga Osmani, filloj nje tjeter “loje” ne Gjykaten Kushtetuese, e cila i dha kohe 60 dite politikes te arrinte nje marreveshje.
Kjo nuk ndodhi.
Kosova shkon perseri ne votime, qe minimalisht I kushtojne vendin 10 mln euro, por tani ne terren Kurtit i shtohet edhe nje kundershtare: Vjosa Osmani.
Deri ne zgjedhjen e presidentit te ri, nje fushate zgjedhore, votimet, zgjedhja e kryeparlamentarit dhe ekzekutivit te ri, jane sfidat politike qe duhet te kaloi perseri dhe… perseri…Kosova.


