“Kurti, ekstremist”/ Behrami: Po dëmton marrëdhëniet me SHBA dhe po rrezikon sigurinë në Kosovë

schedule16:29 - 21 Gusht, 2024

schedule 16:29 - 21 Gusht, 2024

Ish-këshilltari i ish-Presidentit Thaçi, Artan Behrami komentoi deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Hovenier deklaroi se “Washingtoni po bën gjithçka për të ndihmuar në zhvillimin e Kosovës, por ajo çfarë po merr mbrapsht janë sjelljet e qeverisë Kurti që vepron në mënyrë të njëanshme duke dëmtuar këtë partneritet.”

Gjatë një interviste në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, ai theksoi se të gjitha veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti kanë qenë në dëm të Kosovës.

Gjithashtu shtoi se Kurti me politika kamikazë dhe të njëanshme po dëmton marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po rrezikon sigurinë në Kosovë.

“Kurti i ka bërë më shumë dëm vendit dhe gjithashtu ka shkaktuar dëm edhe në marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Bota sot ndahet në aleatë të Perëndimit dhe në Rusi. Nuk ka diçka ndërmjet kësaj. Dhe çdo vendim që mere Republika e Kosovë kundër Perëndimit, i shërben direkte apo indirekte Rusisë. Hovenier mund të them që është një mik shumë i madh dhe i jashtëzakonshëm i Kosovës. Por ky kryeministër duket se nuk ka një plan B, duket një kryeministër kamikazë që nuk din të analizojë dëmet dhe pasojat e veprimeve të tij. Ai nuk e kupton se veprimet e tij mund të sjellin dëme të pariparueshme. SHBA e shohin vetëm nga perspektiva e sigurisë”, ka thënë ai.

Më tej ai e cilësoi kryeministrin Albin Kurti si ekstremist.

“Kurti ka nevojë për mesazhe shumë më radikale të SHBA përderisa këto flluska diplomatike nuk do që t’i kuptojë. Ai gjithmonë është duke kërkuar dhe duke komunikuar me elektoratin e vet. Por një dëm tjetër është edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pasi nuk ka dhënë detaje lidhur me takimet e zhvilluara në SHBA. Qytetarët e Republikës së Kosovës duan të dinë se ku janë marrëdhëniet e vendit me SHBA”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!