“Opozita konstruktive”, Artan Behrami: Kurti një politikan kamikaz që ka marrë peng Kosovën

schedule17:36 - 22 Prill, 2025

schedule 17:36 - 22 Prill, 2025

Të mërkurën, 23 prill 2025, mbahet seanca e pestë e Parlamentit të Kosovës në përpjekje për të krijuar qeverinë e re, që pas zgjedhjeve të shkurtit. Deputeti i PDK, Artan Behrami në emisionin “Balkan Update” në ABC News tha se për të formuar qeverinë e re duhet konsensus dhe kompromis, gjë që sipas tij kryeministri aktual Albin Kurti nuk e ka.

Artan Behrami e cilësoi Kurtin si një politikan arrogant dhe kamikaz që po mabn peng Kosovës. Ai shtoi se për shkak të qeverisjes dhe krerëve të pushtetit, Kosova nuk shihet si një shtet serioz në sytë e ndërkombëtarëve.

 “Vetëvendosja dhe Albin Kurti kanë disa muaj që janë duke imponuar me arrogancë emrat për krijimin e qeverisë së re të Kosovës. Kurse opozita ka qenë shumë konstruktive. Kosova është një republikë parlamentare e cila në qendër ka kompromisin që Albin Kurti nuk e ka mësuar. Ai nuk mund të emërojë një kryetar të Kuvendit, pas pasur kompromis me palët e tjera. Prandaj ne, si opozitë i bëjmë thirrje që të heqë dorë nga arroganca. Kurti më shumë është i interesuar për një bllokadë, se sa për krijimin e institucioneve të Kosovës. Në Kosovë nuk vjen asnjë lider europian, krerët e vendit nuk bëjnë takime me liderë europainë.

Kosova po shihet si një shtet jo serioz, që nuk bashkëpunon. Duhet që Kurti të heqë dorë nga sjelljet e tij arrogante. Ai është duke manipuluar opinion publik. Kosova ka një sistem proporcional ku ti duhet që të bësh kompromise, ndërkohë që Kurti po mundohet që të shtyjë një sistem politik dhe ne këtë duhet që ta ndalojmë. Ne jemi duke u interesuar për interesat e shtetit të Kosovës që të mos krijohen gjëra të paprecedenta. Nuk ka më tolerancë ndaj një politikani kamikaz që ka marrë peng Kosovës. Fundi i tij politik është afër, por ne nuk do lejojmë që të shkatërrojë dhe qeverinë. Kurti duhet të ulë arrogancë dhe të zbresë më këmbë në tokë”, tha deputeti i PDK Artan Behrami./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!