Kancelari gjerman, Olaf Scholz, të mërkurën do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç. Ish i dërguari i BE për Kosovën, Wolfgang Petritsch në një deklaratë për mediat ka thënë se me këtë takim, Scholz do të synojë të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes kyçe të pazgjidhur në Ballkanin Perëndimor, e që është problemi mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndër të tjera diplomati evropian shprehet se Berlini zyrtar synon parandalimin e hapjes së fronteve të reja nga lufta që Rusia ka nisur në Ukrainë.
Gjithashtu në takimin e së mërkurës në Berlin do të jetë edhe i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i cili pas takimit që do të ketë me kancelarin gjerman, në mbrëmje do të ketë një takim informal me Kurtin dhe Vuçiçin.
Nga BE kanë thënë se ky takim i Lajçak synon nxitjen e progresit në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë./abcnews.al