I ftuar në “Ballkan Update”, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha foli në lidhje me takimet e sotme në Bruksel të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me liderët e BE e po ashtu të Aleksandër Vuçiç.
Pas takimeve Kurti e Vuçiç nuk thanë asnjë fjalë për mediat, ndërsa ai që reagoi ishte kryeministri Rama, i cili përgëzoi Kurtin për pranimin e marrëveshjes së BE.
Berisha u shpreh se asnjë dokument i ndërmjetësuar deri tani nga BE nuk e ka obliguar Serbinë, por ka obliguar Kosovën, dhe rezultati ja cili është, sanksione.
“Asnjë dokument i ndërmjetësuar deri më tani nga BE nuk e ka obliguar Serbinë, të paktën nuk ka thënë efekt. Të gjitha obligimet është detyruar t’i marrë Kosova dhe rezultati ja kush është, jemi në sanksione.
Duke u nisur nga përvoja, ajo çfarë pres nga takimet e sotme të Brukselit do të jetë edhe një frymë kundërshtirash, mes palëve që të mos e zbatojnë Zajednicën, deri kur të kryhen zgjedhjet në SHBA, por ashtu edhe Serbi dhe kur të ndalojë lufta në Ukrainë.
Njerëzit që janë rreth tavolinës, ju e dini që janë pikërisht ata që inskenuan ngjarjet në Banjksë dhe e shihni që nuk ka asnjë serb të arrestuar” tha fillimisht Berisha.
Ai shtoi se Kurti dhe Vuçiç ka marrë një plan të detyrave që duhet të përmbushin gjatë vizitave të pesëshesh në Prishtinë dhe Beograd.
“Kurti dhe Vuçiç e kanë marrë nga vizita e pesëshesh një plan të detyrave që duhet të përmbushin. Ata detyra janë ato qqë kanë pranuar në marrëveshjet që kanë bërë. Nuk kanë marrë diçka të re përsipër, përveç se zbatimit të tyre.,
Ajo çfarë pretendojë është të krijojnë edhe një statuskuo, një kohë shtesë përmes kushtëzimeve. Kjo është ajo që pritur në proces. Shqetësuese në këtë mes është moskonsistenca, jo vetëm e përfaqësuesve BE, që për mua ka dështuar në këtë rast, por zyra e SHBA duhet të ruaje konsistencën” shtoi ai.
Në fund, deputeti i PDK u shpreh se çdo marrëveshje e re është në dëm të Kosovës. ‘Këto detyrime Kosova ka pasur detyrimin t’i zbatojë që pas vitit 2015’, theksoi Berisha.
“Unë mendoj që në Bruksel po shkruhet një skenar dështimi politik qoftë ndaj Kosovë, qoftë edhe ndaj vetë SHBA, si garante e këtij procesi.
Këto detyrime nuk janë të sotme, Kosova ka 39 marrëveshje që ka pasur detyrim t’i zbatoj prej vitit 2015.
Çdo marrëveshje e re që po vjen është në dëm të Kosovës, në dëm të parimeve të vendosura në parlamentin e Kosovës.
Versionet që sot janë në tavoline të Asociacionit janë të gjitha më të dëmshme në raport me atë që kishim nga ligji 13. Çfarëdo që të pranojmë do të jetë në dëmin e Kosovës,” përfundoi deputeti i PDK-së.r.t/abcnews.al