“Kurti e futi vendin në kurs përplasjesh”, Minxhozi: Kosova, në betejë delikate

schedule17:38 - 15 Korrik, 2023

schedule 17:38 - 15 Korrik, 2023

 

I ftuar në një lidhje “skype” me edicionin “Newsline” analisti Skënder Minxhozi ndër të tjera foli edhe për deklaratën e Ministrit të Brendshëm, Xhelal Zveçla i cili u shpreh se protestën e sotme të veteranëve e ka orkestruar Vuçiç  dhe më pas me Kurtin që e mbështeti.

Minxhozi tha se është për të ardhur keq, që pala që duhet t’i hidhte ujë zjarrit, i hedh benzin.

Sipas analistit, qeveria e Kosovës ka konsideruar se ai konflikt në parlament, i sjell kreditë politike. Minxhozi tha se protesta sot nuk ka të bëjë aq shumë me situatën e brendshëm sesa me pozitën e rëndë që ndodhet vendi në raport me atë që e ndërtuan atë.

“Është për të ardhur keq, që pala që do të duhet t’i hidhte ujë dhe jo benzin zjarrit, për fat të keq i fryn zjarrit.

Ka konsideruar se ai konflikt në parlament, sjell kreditë politike. Unë them se nuk kemi të bëjmë me një protestë që ndërtohet mbi brengosjen rreth pagës, pensionit apo përgjimeve, unë them se konflikti është më i thellë, ka të bëjë më në thellësi dhe gjërësi me pozitën e rëndë që ndodhet sot Kosova në raport me aleatët.

Unë mendoj se konflikti në Kosovën e sotme dhe bartës të tij bëhen simbolikisht veteranët dhe kjo një domethënie.

Konflikti nuk ka të bëjë shumë situatën e brendshme të Kosovës. Kosova sot është në një betejë jashtëzakonisht delikate. Ai keni parë ndonjë demarsh të qeverisë, apo kreut të shtetit, fus këtu edhe Vjosa Osmanin, keni parë ndonjë demarsh që partitë të ulen për këtë hall të madh që është veriu i Kosovës.

Është stilin e Kurtit që konfliktin që konfliktin ta konsiderojë si faktor permanent dhe si një gjendje të zakonshme normaliteti dhe jo marrëveshje mes palëve. Kosova sot nuk ka nevojë vetëm për 50+1 në parlament për të zgjidhur një konflikt e cila shtrihet dhe do të ketë efekte shumë  e shumë dekada më vonë” u shpreh Minxhozi.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!