“Kurti do të bëhet si Rama”, Shala: Përkrahja e Taravarit për interesa e tij private përçau faktorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

schedule16:34 - 27 Prill, 2024

schedule 16:34 - 27 Prill, 2024

Azdren Shala, anëtari i Kryesisë së PSD-ës në Kosovë ka deklaruar në një lidhje me Skype për “Ballkan Update” se asociacioni është kusht i panegociueshëm që Kosova të vazhdojë në procesin e anëtarësimit të Europës.

Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron ta shesi si fitore të madhe diplomacinë e kësaj qeverisje dhe kompromisi është asociacioni.

“Sigurisht që ky zhvillim për PSD ka qenë i pritshëm. Për ne asociacioni është për fat të keq kusht i panegociueshëm që Kosova të vazhdojë tutje në procesin e anëtarësimit të Europës. Në gjykimin tonë, ta kompesosh asociacionin e komunave me shumicë serbe, pra t’i japësh Serbisë këtë privilegj dhe ta marrësh vetëm për anëtarësimin për Këshillin e Evropës, për PSD-në është kompromis i madh siç themi ne si popull në Kosovë nuk ia vlen barra qiranë. Prandaj, për ne është gabim. Është kompromis i madh që e dëmton Kosovën. Prandaj, kërkesat e ndërkombëtarëve i shohim në dritën e këtij zhvillimi. Qeveria Kurti po dëshiron të na shesi si fitore të madhe diplomacinë e kësaj qeverisje dhe kompromisi është asociacioni”.

Sipas Shalës, Kurti dëshiron të bëhet si kryeministri Edi Rama dhe këtë e ka shfaqur në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në Maqedoninë e Veriut. Ai ka theksuar se përkrahja e Kurtit ndaj Arben Taravari nga koaliconi “Vlen”, për shkak të interesave të veta private e ka çarë faktorin shqiptar në këtë vend

“Për PSD ndërhyrja e Kurtit në Maqedoni, ashtu siç ka bërë në Luginën e Preshevës, paraprakisht në Tiranë, është një instrumentalizim i tmerrëshëm i asaj që quhet karta e nacionalizmit. Zoti Kurti në përpjekjet e tij për t’u bërë një lider përtej Kosovës dhe kjo vjen si pasojë i një rivaliteti që ka me Ramën në Shqipëri, ai ka arritur në kuptimin e keq të fjalës me e përça faktorin shqiptar, sidomos në Maqedoni me rezultatet që dolën. Me aq vota sa ka marrë kandidati humbës që ka mbështetur kurti dhe me aq vota sa ka marrë Bujar Osmani kandidati fitues, mundësitë kanë qene reale për ta çuar një kandidat për president shqiptar në Maqedoni, por përkrahja e zotit Kurti për shkak të interesave të veta private e ka çarë faktorin shqiptar atje dhe kemi këto rezultate”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!