“Kurti do konflikt të menjëhershëm”, Molliqaj: Zgjodhi vetë të kishte marrëdhënie të tensionuara me BE dhe SHBA

schedule18:32 - 4 Korrik, 2023

schedule 18:32 - 4 Korrik, 2023

Deputeti i PSD, Dardan Molliqaj ka qenë i ftuar në një lidhje skype me edicionin “Special Report” në ABC News, ku fillimisht për kokëfortësin e kryeministrit Albin Kurtit, pavarësisht masave të marra nga BE.

Ai tha se ky presion i ndërkombëtarëve ndaj Kurtit ka ardhur si pasojë e  politikave të këtij të fundit, duke shtuar se duke pranuar marrëveshjen e Ohrit, kryeministri i Kosovës ka zgjedhur vetë të futet në një konflikt me ndërkombëtarët.

“Unë besoj që ky presion ndaj Kurtit është shkaktuar nga politika e tij. Në rrafshin e parë, për shkak se vetë kryeministrisë në muajin shkurt e ka pranuar marrëveshjen baze të Brukselit dhe në mars planin e zbatimit në Ohër.

Në planin e zbatimi është dakorduar që obligimet nga marrëveshja bazë dhe plani i zbatimit do të bëhen obligime kontraktuale mes Kosovës dhe BE dhe mes Serbisë dhe BE.

Për Serbinë do të futen në kapitullin e 35 të hapave integruese të BE, ndërsa Kosova për shkak se nuk s’ka marrëdhënie zyrtare me BE, Kosovës do t’i futen obligimet aty.

Është bërë e qartë aty se secila palë  që nuk i respekton obligimet nga këto marrëveshje do të marren masa nga BE.

Duke pranuar marrëveshjen, Kurti ka zgjedhur vetë të futet në konflikt me BE dhe jo vetëm. Ne  mendojmë që kjo është strategji e Kurtit që të ketë njërën nga efektet. Po luan për të dyja, me shpresën që njëra të ndodhë.

Plani i parë që Kurti gjithmonë dëshiron të ketë një konflikt me Serbinë dhe të mbështetej nga NATO, por duke parë që nuk ka gjasa, atëherë po ashtu me veprimet e tij në veri ai ka treguar mënyrën e tij të kompromisit.

Qe kur Kurti ka ardhë në krye të qeverisë të gjitha aksionet në veri në Kosovës, kur kemi shkuar drejt kompromisave të mëdha, nuk ka shkuar drejt shtensionimit të situatës, por përkundrazi në vazhdimësi e ka ngritur tensionet lart, për të përfunduar në tërheqjen e sicilit veprim që ka marrë në veri” tha ai.

Sa i përket lëvizjeve të fundit nga opozita parlamentare në Kosovë, Molliqaj tha se sipas PSD, opozita në Kosovë është marrë peng nga partia në pushtet.

Sipas tij edhe kritikat e fundit nga opozita atje janë “shterpë”.

Opozita parlamentare, për vlerësimin tonë është e marrur peng nga partia në pushtet. Ajo opozitë që nga zgjedhja e kryetarëve të rinj, janë zgjedhur nën hegjemoninë e partisë në pushtet.

Presidentit ia ka zgjedh LDK, e kanë mbështet në disa iniciativa të qeverisë. Vetëm pasi kanë marrë kritika nga ndërkombëtarët, ata janë tërhequr. Nuk janë gati për zgjedhjet.  Ajo që mund të themi është që këta kanë ra në kurthin e ri të kryeministrit. Të cilët njëzëri po çohen dhe po i kërkojnë atij plotësimin e kushteve, që kur pastaj të ndodhë një gjë e tillë, ata nuk kanë më të drejtën morale dhe as politike t’i bëjnë kritike.

Prandaj unë mendoj që kritika e opozitës është e përfshime hegjemonisë së pushtetet. Ndaj është një kritik “shtërpë”.

Unë besoj që masat janë shumë problem për Kosovën. Mos harrojmë që jemi vendi i vetëm që i përqafojmë vlerat demokratike dhe po sanksionohemi nga SHBA.

Sinjal shumë i keq. Ne e dimë që këto janë të përkohshme, por në marrëdhëniet do të mbesi diçka, nuk do të kthehen ashtu siç ishin më parë” shtoi Molliqaj.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!