Kurti dhe Mustafa takohen sërish, LDK nuk “heq dorë” nga presidenti

schedule21:10 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 21:10 - 20 Dhjetor, 2019

Pas 7 ditësh pauzë sot janë ritakuar krerët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas takimit asnjëra palë nuk ka folur për mediat. Por kryetari i LVV-së Albin Kurti paradite u ka thënë gazetarëve se bisedimet do të vazhdojnë dhe nuk do të flasin për sa kohe nuk kanë asgjë për të thënë.

Ndërkohë nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi nëpërmjet rrjetit social “Facebook” ka konfirmuar se LDK nuk është sprapsur nga kërkesa për pozitën e presidentit, edhe pas takimit të sotëm.

Nga VV, pas këtij takimi, i është dërguar një mesazh LDK-së përmes një sondazhi të kryer së fundmi që e nxjerrë me mbi 40% Vetëvendosjen në rast se shkohet sërish në zgjedhje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!