Nga shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e të premtes në fshatin Varragë të Komunës së Zubin Potokut, u dëmtua kanali i ujit Ibër- Lepenc nga ky furnizohen disa qytete me ujë.
Lidhur me këtë ngjarje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti Akuzoi Serbinë për “sulm kriminal dhe terrorist”, i cili, sipas tij, ka synuar “ta dëmtojë infrastrukturën e rëndësishme të vendit.
Në emisionin “360 Gradë” në ABC News, kapiteni Dritan Goxhaj tha se qeveria e Kosovës, nxitoi me akuzat e saj , duke i drejtuar gishtin Serbisë. Sipas tij kjo ngjarje mund të jetë vepër e grupeve kriminale në veri të Kosovës.
“Kjo ngjarje më kujton ngjarjen e Gërdecit… Qeveria nxitoi për të vënë gishtin ndaj Serbisë, ndërkohë që kishte dhe organe të tjera ku u cënua siguria dhe nuk u mor asnjë masë. Për mua nuk është nga Serbia, është vepër e grupeve kriminale në veri të Kosovës. Kjo vjen nga organizate kriminale në veri të Kosovës, për çështje të problemeve të tyre ekonomike,. Për të dhënë një mesazh kërcënimi kundër KEK. Kjo do të dëmtonte termocentralin e Kosovës”, u shpreh ai.
/abcnews.al/