“Kurrë më parë partnerët nuk kanë qenë më të shqetësuar”/ Ndërkombëtarët takojnë opozitën

schedule15:13 - 6 Qershor, 2023

schedule 15:13 - 6 Qershor, 2023

Zyrtarët e lartë të shteteve të bashkuara të amerikës dhe bashkimit evropian, Gabriel escobar dhe Miroslav lajcka, janë takuar edhe me liderët e partive opozitare në kosovë.

Takimi u zhvillua në Zyrën e Bashkimit Evropian, teksa të pranishëm ishin Memli Krasniqi kryetari ipdk-së, Lumir Abdixhiku kryetari i ldk-së dhe Ramush Haradinaj, kryetari I aak-së.

Tema kyçe që u diskutua ishte situata e krijuar në Veri të Kosovës, ku serbët lokalë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në  ndërtesat e komunave.

Sipas krerëve të opozitës situata ështrë shumë serioze. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se asnjëherë nuk i ka parë më të shqetësuar dhe të zhgënjyer partnerët ndërkombëtarë se sa ishin gjatë takimit.

“Është e vërtetë që situata aktuale është shumë shqetësuese, ne po shohim që nuk ka një lëvizje përpara, ka një situatë e cila është duke e dëmtuar Kosovën në kuptimin e raporteve të saj ndërkombëtare, në radhë të parë me partnerët strategjikë, andaj kërkuam dhe shprehem gatishmërinë tonë që të luajmë rolin tonë shtetëror për të ruajtur relacionet tona me SHBA-në në radhë të patë dhe shtetet e BE-së.’

Sipas Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku Kosova po futet në një situatë shqetësuese si pasojë e verimeve të pamatura të kryeministrit Albin Kurti.

“Po futemi në një situatë bukur shqetësuese për Republikën e Kosovës dhe për më tepër të paqartë. Shqetësuese për shkak të gjendjes së relacioneve që Kosova i ka me aleatët e saj dhe të paqartë për shkak të mungesës së planit dhe gatishmërisë së kryeministrit të Kosovës për dakordim me aleatët tanë”

 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës jka paralajmëruar se do të paraqesë një mocion votëbesimi për të rrezuar kryeministrin Kurti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!