Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur, pas një sherri të ndodhur në Kurbin.
Në sherr janë përfshirë dy vëllezërit Jozef Çaku (Kolici) 33 vjeç dhe Ervis Kolici 31 vjeç të cilët kanë plagosur me thikë 20 vjeçarin . Të dy autorët janë vënë në pranga nga policia.
Njoftimi:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spital kishte mbërritur 20 vjeçari, banues në Kurbin, i plagosur në pjesë të ndryshme të trupit me mjet prerës, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e arrestimin e autorëve të dyshuar.
Si rezultat, falë organizimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve policore, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve 33 vjeç Jozef Çaku Kolici dhe 31 vjeç Ervis Kolici (vëllezër), banues në Kurbin, për veprat penale “Vrasje me dashje ‘kryer në bashkëpunim’ mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”.
Dy vëllezërit, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me të plagosurin, (fqinjë njëri me tjetrin), i kanë shkuar në banesë dhe e kanë dhunuar fizikisht si dhe plagosur me mjet prerës. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën asistencën mjekësore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/