Kurbin, banorët e një lagjeje përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga uji

schedule11:28 - 16 Nëntor, 2017

schedule 11:28 - 16 Nëntor, 2017

Në Kurbin shumë banorë kanë përfunduar në spital me shenjat e helmimit.Paraprakisht dyshohet se kjo ka ndodhur nga ndotja e ujit të pijshëm. Për këtë arsye Shëndeti Publik lokal ka kërkuar ndihmën e Tiranës për analizat e ujit

Banorë të shumtë të Kurbinit kanë kërkuar ndihmë në urgjencë. Me shenjat e një helmimi njëri pas tjetrit u shtruan në spital.  Mjekët e Kurbinit ngrenë alarmin dhe dyshojnë për helmim masiv nga uji i pijshëm.

Pacientët banonin në të njëjtën lagje, kurse  pjesa më e madhe e tyre ishin banore të të njëjtit pallat. Shtrimet kanë nisur që të premten e kaluar. Deri tani janë regjistruar 20 persona të helmuar.

Drejtori i Shëndetit Publik, Gazmir Dervishi, tha se pasi janë njohur me situatën kanë marrë kampionët dhe i kanë dërguar për analiza në Tiranë. Ai thotë se nga analizat paraprake të kryera në Laç, ka rezultuar se uji i depozitave që përdoreshin nga banorët e pallatit, por edhe të disa banesave përreth, është i ndotur.

Ne Laç rrjeti i ujësjellës-kanalizimeve është i dëmtuar prej kohësh. Jo në pak raste ujërat e zeza janë përzjerë me ujërat e bardha. Banorët kanë vendosur depozita me idenë për të patur ujë me tepër, por në këto kushte ato mund të jenë dhe shkaku u ndotjes së ujit./abcnews.al

https://youtu.be/xWDMdCTbO0k

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!