Kur teknologjia shpëton jetë njerëzish

schedule19:47 - 18 Janar, 2018

schedule 19:47 - 18 Janar, 2018

Ngjarja mund të përfundonte dramatike, por fatmirësisht këtë herë ka ndihmuar edhe teknologjia më e fundit.
Në një plazh në Australi, dy adoleshentë u shpëtuan nga një dron, pa qenë nevoja që rojet e plazhit të futen me mjetet e tyre në det.

Ngjarja ndodhi në një plazh që përdoret shumë nga sërfistët, ndërsa alarmi për dy adoleshentët u ngrit nga dy vajza.
Në fakt, droni po përdorej nga rojat e plazhit për t’u testuar, por fatmirësisht shpëtoi jetën e Monty Greenslade, 16 vjeç dhe Gabe Vidler, 17 vjeç./abcnews.al