“Kur të kthehet ushtria në Kosovë…”, Serbia mbushet me shkrime, ekspertja: E rrezikshme!

schedule09:47 - 2 Gusht, 2023

schedule 09:47 - 2 Gusht, 2023

Rrugët e Serbisë janë mbushur me grafite ku shkruhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë…”, që si slogan për herë të parë u pa në një ndeshje futbolli në të cilën mori pjesë edhe ish-ministri i Millosheviçit, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ekspertja serbe e sigurisë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ivana Stradner, duke shpërndarë një video ku shihet duke u punuar një lloj i tillë grafiti në një rrugë të Serbisë tha se kjo është e rrezikshme.

“Kështu funksionon lufta hibride. Është e rrezikshme”, shkroi ajo në Twitter.

Ndërsa, edhe eksperti kosovar i sigurisë, Agim Musliu, shkroi se kjo është rruga që ndjek një ish-ministër i propagandës e cila dy dekada më parë ishte ndërprerë nga NATO.

E gjithë Serbia është mbushur me këtë lloj grafiti. Për këtë është i specializuar Vuçiq! Si ministër i propagandës së Millosheviçit, atij i pëlqen të vazhdojë rrugën e tij, të thyer nga NATO më 1999”, shkroi Musliu.

Reagime të ashpra ndaj parullave të tilla në Serbi ka pasur në Kosovë si dhe disa personalitete ndërkombëtare.

/KosovaPress/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!