“Kur shpirti është i uritur, muzika mungon”, Alban Skënderaj rikthehet për herë të parë pas pandemisë

schedule19:46 - 1 Gusht, 2020

schedule 19:46 - 1 Gusht, 2020

Këngëtari Alban Skënderaj për herë të parë pas situatës së pandemisë është rikthyer me një koncert. Skënderaj në një intervistë për “Edicioni Veror 2020” u shpreh se situata e pandemisë ka ndryshuar disi mënyrën e jetesës.

Ai po ashtu u shpreh se muzika është ushqim dhe i ka munguar publikut gjatë gjithë kësaj kohë.

Në momentin që shpirti është i uritur do të thotë që muzika mungon.

Po ashtu ai tregoi se muajt e karantinës ishin të zymta, ndërsa shtoi se përpiqet ta shohë jetën me nota pozitive.

Sa i përket projekteve tregoi se pothuajse është bërë gati një album edhe pse kërkon kohën e tij për tu plotësuar.