Jusi Sinanaj publikoi pak ditë më parë projektin më të ri që mban titullin “Fati”. E ftuar ditën e sotme në emisionin “Abc-ja e mëngjesit, këngëtarja foli për realizimin e kësaj kënge dhe përderisa titullohet Fati, moderatori Alban Musa bëri disa pyetje rreth kësaj teme.
E pyetur nga moderatori se kur e konsideron veten me fat, Jusi u përgjigj: “Kur shikoj dashurinë që marr nga fëmija im, partneri dhe familja ime. Fati më i madh është të kem afër njerëzit që dua dhe që më duan pa kushte.“ /abcnews.al