Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?

schedule09:44 - 29 Prill, 2026

schedule 09:44 - 29 Prill, 2026

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda 45 ditësh pas shpërndarjes si dështim i zgjedhjes së presidentit, pati konstatuar Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj kur e shpalli të pavlefshëm dekretin e ish-presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit.

Kushti ishte që për t’i shmangur zgjedhjet, Kuvendi ta zgjidhte një president deri më 28 prill.

Pasi kjo dështoi, Kosova ka hyrë në afatin e ri prej 45 ditësh për organizimin.



“TË KONSTATOJË që në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin brenda periudhës së përcaktuar në pikën III të dispozitivit të këtij Aktgjykimi, bazuar në nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi shpërndahet ex constitutione, dhe për pasojë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë (45) ditësh, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafin 6 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, u tha në vendim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!