Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Milanit, ka kujtuar në një intervistë në programin “Mi Casa”, në Radio 105, të kaluarën e tij të frustruar me Barcelonën, dashurinë e tij për presidentin Adriano Galliani dhe sesi ai përballet me të ardhmen.
“Unë e adhuroj Gallianin. Kur isha në Barcelonë nuk isha i lumtur dhe nuk kisha adrenalinë. Adriano më thirri dhe më tha: “Këtë herë do të kthehesh në Itali dhe do të luash për Milanin. Ai është një zotëri, me të dhe me Berluskonin isha sërish i lumtur”, shpjegon ai.
Ibra pohon se më pas pati ulje-ngritje me Gallianin: “Kur u largova (nga Milani) isha shumë i inatosur me të. Nuk fola me të për tetë muaj. I thashë. Më premtoi se nuk do të më shiste, por në verë më shpjegoi situatën dhe më shitën te PSG. Nuk isha më i lumtur…”.
Për atë që e pret në vitet në vijim, ai tha: “Kam besim në gjithçka që po bëj. Nuk e di deri ku do të shkoj, por gjithmonë përpiqem të shkoj përtej kufirit. Pse të jem normal kur mund të jesh më i fortë? Te shohim për të ardhmen. Jam kurioz për disa gjëra: psh të bëhem aktor…Dicka që më jep adrenalinë. Por asgjë nuk do të jetë si futbolli. Kam shumë projekte, por tani fokusi im është të jem futbollist”./ h.ll/abcnews.al