“Kur institucionet bien fuqinë e merr populli”, Luan Rama: Presidenti përgjegjës ti dalë për zot Kushtetutës

schedule09:21 - 25 Shkurt, 2020

schedule 09:21 - 25 Shkurt, 2020

Ditën e sotme në “ABC e Mëngjesit” me Enkel Demin ishte i ftuar zëvendës krytetari i LSI-së, Luan Rama. Gjatë bisedës në studio Rama tha se vendi është në një situatë konflikti.

“Gjykata Kushtetuese duhet të marrë funksionin e saj. Egziston mundësia që zgjedhjet të shpallen të paligjshme, gjë e cila nuk legjitimon vetëm qëndrimin e opozitës. Gjykata Kushtetuese do duhet të shqyrtojë marrëveshjen e Detit me Greqinë. Këta kërkojnë një Gjykatë të kapur. Gjyakata duhet të shqyrtojë edhe çështjen e Teatrit Kombëtar, ndaj egziston tentativa për ta kapur.

Neni në Kushtetutë thotë se anëtari i Gjykatës Kushteuese fillon punë vetëm pasi betohet përpara Presidentit të Republikës dhe nuk lë shteg për interpetime. Ata duan ta zhvendosin këtë kompetencë”, u shpreh ai.

Më tej Luan Rama tha se tubimi me dy mars është për ti dhënë mesazh qeverisë që të reflektojë.

Grusht shteti” sipas tyre është kur drejtohesh kundër qeverisë me dhunë. Por është edhe kur një pushtet merr në mënyrë të paligjshme pushtetin e drejtësisë apo kompetencat e Presidentit. Ata ngatërrojnë Ilir Metën me Presidentin. Presidenti i Republikës është institucion. Ata deformojnë institucionet”, tha Luan Rama.

Në dy mars dalim në rrugë, Presidenti udhëheq njerëzit, çfarë ndodh me 3 mars?

“Një nga mënyrat e komunikimit me qytetarët është komunikimi publik. Ky është një tubim për të krijuar një situatë mbështetjeje për qëndrimin e Presidentit. Ky akt është një mesazh që qeveria të reflektojë sepse nuk ka vetëm presidentin, por ka edhe qytetarët. Ai nuk është vetëm në mbrojtje të Kushtetutës por ka edhe qytetarët që janë në mbrojtje të saj”, u shpreh Luan Rama.

Nëse Presidenti shpërndan Parlamentin dhe ata në Parlament nuk e pyesin Presidentin, çfarë ndodh?

Luan Rama: Atëherë ndodh ajo që ka thënë Presidenti, që kur institucionet bien fuqinë e merr populli. Ai ka përgjegjësinë ti dalë zot Kushtetutës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!