Më 1969 Neil Armstrong si i pari njeri shkeli në Hënë. Këtij hapi i kishte paraprirë një garë marramendëse teknologjike mes Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së. Një vëshstrim në fillimet e fluturimeve në hapësirë.
Historia e fluturimeve në hapësirë nisi në vitetet 1950. Ishte një kohë në të cilën të vetmet superfuqi globale asokohe SHBA dhe Bashkimi Sovjetik zhvillonin një garë të ashpër atomike.
Kush dominonte hapësirën, mund të dominonte edhe ushtarakisht të gjithë botën, mendohej atëherë. Një raketë hapësinore në thelb nuk ndryshon aspak nga një raketë ndërkontninentale. Dhe në hapësirë asokohe Bashkimi Sovjetik ishtë dukshëm më i avancuar kundërjt SHBA-së.
Hapat e parë në Hënë. Duke shkelur në sipërfaqen e Hënës Neil Armstrong më 20 korrik 1969 tha një ndër fjalitë më të rëndësishme në botë: “That’s one small step for [a] man, one giant leap for mankind.” Si dhe kur e ka menduar ai këtë shprehje dhe nëse ai e ka harruar një (zanore relativisht të rëndësishme) A-në, për këtë diskutohet ende sot. Ka madje studime të tëra që e trajtojnë këtë shprehje.
John Glenn, që më vonë do të bëhej astronaut, ishte pilot ushtarak në kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe në luftën e Koresë. Më 1957 ai si pilot prove kreu fluturimet e para hapësinore për SHBA-në.
Askohe për të nuk ishte e qartë, që SHBA do ta fitonte ndonjëherë këtë garë. “Sovjetikët kishin dërguar ndërkohë raketa në hapësirë ndërsa tonat shpërthenin ende brenda kapsulës shtytëse,” kujton ai. “Kjo ishte pikënisja më 1957, kur ata nisën në hapësirë Sputnik.”
Sputnik ishte i pari satelit. Më vonë doli në pah, se kjo nuk ishte ndonjë aparaturë me konstrukt të ndërlikuar. Ishte thjeshtë një glob metalik dhe në të ishin instaluar radiomarrës dhe transmetues të thjeshtë.
Por suksesi i sovjetikëve shokoi opinionin perëndimor dhe e rriti presionin ndaj qeverisë së SHBA-së, për t’iu kundërvënë kërcënimit të ri nga hapësira.
“Sputnik ishte më 1957 fillimi i epokës së fluturimeve në hapësirë”, kujton edhe Neil Armstrong, i cili më shumë se një dekadë më pas shkeli në Hënë.
SHBA iu përgjigj kësaj sfide me një satelit të vetin shumë më kompleks të emërtuar “Explorer 1”. Dhe presidenti Dwight D. Eisenhower themeloi agjencinë e flurutimeve në hapësirë, NASA.
Qëllimi i shpallur ishte dërgimi i njeriut në hapësirë. “Para nesh ndodhet sfida më e madhe, që ka pasur ndonjëherë njerëzimi modern”, u shpreh Eisenhoëer në fjalimin e tij. “Ne do të zhvillojmë anije kozmike dhe do t’i dërgojmë ato në hapësirë, për të mbledhur atje të dhëna shkencore dhe për të studiuar sistemin diellor. Ne do të përgatitemi, që një ditë të dërgojmë njerëz në hapësirë.”
Inxhinierët e SHBA-së ishin të bindur që do t’ia dilnin mbanë. Ata mbështeteshin tek Werner von Braun. Inxhinieri i aviacionit, i cili kishte konstruktuar raketa për Gjermaninë naziste, pas luftës ishte vendosur në SHBA me gati njëqind ekspertët e tij më të mirë dhe ai konceptoi programin e SHBA-së për raketat.
Opinioni amerikan e konsdieronte von Braun në atë kohë si korife të shkencës. Vite më pas, në mesin e viteve 1970-të nisën kritikat ndaj tij duke shtruar pyetjen për të kaluarën e tij naziste dhe pínvolvimin e tij në krime lufte.
Por në fund të viteve 1950 kjo gjë nuk e preokuponte von Braun-in. Për të ishte e vetmja gjë e rëndësishme që ekipi i tij të sillte rezultate më të mira se konkurrenca sovjetike lidhur me satelitin. Ai mund ta bënte këtë: “Ne kemi akumuluar dije e përvojë me anije të vogla kozmike më shumë se rusët me anijet më të madha hapësinore,” komunikoi ai në një konferencë shtypi.
Ndonëse në fillim mbizotëronte skepticizëm edhe tek disa pilotë të fluturimeve të provave, NASA avanconte me projektet e saj të fluturimeve në hapësirë. “Inxhinierët përpiqen të më bindin, se sa mirë është, që të vendosës një kapsullë në majën e raketës,” kujton astronauti Walter Schirra. “Unë u thoja: Në asnjë mënyrë! Merrni ndonjë idiot, që në cirk kalëron mbi një predhë topi, por jo mua. – Por ata përpiqeshin të më qetësonin mua – ‘Mos ke merak, ne fillimisht do të bëjmë fluturim prove me majmunë e shimpanze’. E unë i thoja vetes, larg që këtej, vërtetë unë nuk kisha besim.”
Por refuzimi fillestar i Schirras nuk mbajti gjatë. Ai mori pjesë në fluturimin e parë të shtatë astronautëve, që prezantoi NASA më 1959 për projektin Mercury.
Plot optimizëm astronautët dolën para shtypit. Por kur rekata e projektit Mercury u nis ndodhi një havari e rëndë. “Asnjeri prej nesh nuk kishte asistuar më parë në nisjen e një rakete. Ne astronautët e ardhshëm qendrojmë aty dhe shohim, se si raketa ngjitet në lartësinë 10.000 metra. Papritur ajo shpërthen, kujton Glenn, njëri nga shtatë astronautët e përzgjedhur. “Dukej si një bombë atomike dhe ne e pamë e menduam: Nesër duhet të flasim me inxhinierët.”
Pak pas kësaj shoku i dytë: Më 12 prill 1961 Juri Gagarin fluturoi si i pari njeri në orbitën e Tokës. Sërish Bashkimi sovjetik kryesonte. “Ne dërguam shimpanzen ndërsa ata Juri Gagarin,” kujton Walter Schirra atë moment. “Ne ishim totalisht të shokuar.”
Kishte ardhur koha për sinjal të fortë politik. Ndërkohë president i SHBA ishte zgjedhur John F. Kennedy. Ashtu si edhe Eisenhower para tij, ai ishte me vullnet të fortë për t’ua kaluar sovjetikëve në teknologji, kur do të deklaronte: “Ky komb duhet të marrë përsipër ta arrijë përpara fundit të shekullit objektivin e vet, për të dërguar njeriun në Henë dhe për ta sjellë atë të sigurtë në Tokë.” Në një fjalim tjetër Kennedy e argumentoi besimin e tij: “Ne nuk e kemi zgjedhur Hënën, sepse ajo është e thjeshtë, për të shkuar atje, por pikërisht sepse mbërritja atje është e vështirë.”
Avantazhi i sovjetikëve në tkurrje
Kennedy mundi ta thotë këtë, sepse SHBA kundrejt Bashkimit Sovjetik në teknikën hapësinore kishte avancuar. Kur Alan Sheperd më 5 maj 1961 fluturoi si i pari amerikan në orbitë, kundrejt sovjetikëve ishin bërë hapa përpara dhe NASA kishte kaluar qartazi në kursin e avantazhit.
Në vitet pasuese u kryen dy herë më shumë fluturime në hapësirë se sa Bashkimi Sovjetik. Megjithatë NASA u përball me një gotije të fortë prapaktheu kur më 1967 shpërtheu një raketë hapësinore gjatë një prove në tokë, e si pasojë tre astronautë gjetën vdekjen.
Ky aksident i ktheu 21 muaj pas përpjekjet për fluturimin e njeriut në hapësirë. Megjithatë NASA nuk hoqi dorë nga objektivi ambicioz për të realizuar fluturimin e parë rreth Hënës në tetor dhe në dhjetor 1968. Për herë të parë astronautët mundën të shohin anën e pasme të Tokës. “Në misionin Apollo 8 ne e kthyem anijen tonë kozmike dhe pamë për herë të parë anën tjetër të Hënës. Ajo ishte vetëm 60 milje poshtë nesh dhe ne ne shihnim nga dritarja si nxënës shkolle që shohin vitrinat e ëmbëltoreve,” kujton astronauti James Lovell. “Për një çast unë e harrova planin e fluturimit, ndërkohë që ne kalonim ngadalë përgjatë pjesës së poshtme të këtij krateri të lashtë.”
Zbarkimi me efekt mediatik
Që nga ky moment zbritja në Hënë ishte krahasuar me më parë një hap i vogël. Apollo 11 ishte i pari mision i zbarkimit. Astronauti Michael Collins qendroi në orbitë, pasi Buzz Aldrin dhe Neil Armstrong me kapsulen e zbarkimit, të ashtuquajturën “Eagle” (shqiponja), u shkëputën prej raketës.
“Ka ngjarje në jetë, që njeriu nuk i harron kurrë. Zbritjen në Hënë, veçanërisht sekondat e fundit, nuk do t’i harroj kurrë,” kujton Gene Kranz. Ai ishte përgjegjës në tokë si drejtor i fluturimeve në qendrën e komandës së NASA-s në Houston. Kur ai përpiqej që ta vendoste kapsulën e zabrkimit të sigurtë në sipërfaqen e Hënës, u ndezën sinajlet e alarmit të një sërë kompjuterave. “E kur ekipazhi u vu menjëherë në punë – dy minuta përpara zbarkimit – për ne ishte e qartë, që ishte konsumuar më shumë karburant, ngasa ne e kishim planifikuar”, kujton Kranz.
Edhe kur zbarkimi u realizua me sukses më 20 korrik 1969, kur Armstrong dhe Aldrin për konfirmimim komunikuan “the Eagle has landed”, në Houston vazhdonte tensioni. “Asnjeri prej njerëzve në qendrën e komandimit nuk mund t’i ndiente emocionet”, vëren Kranz, “sepse ne ishim edhe në dy orët pasuese jashtë mase të preokupuar më punë – nonstop.”
Jo vetëm zbarkimi në Hënë, por edhe transmetimi drejtpërdrejt në televizion i fluturimeve kozmike ishte një risi. Interesi i shtypit ishte i jashtëzakonshëm. Mbi 2000 gazetarë ishin akredituar në Cape Canaveral dhe në Houston.
“Deri në atë moment televizioni ishte një ndër qëllimet tona, por jo patjetër i nevojshëm,” thotë Kranz. Por që kjo funksionoi edhe në çastin vendimtar, kjo nuk ishte e vetëkuptueshme.
“Pasi ne zabrkuam me sukses, vlenin vetëm fotografitë. Unë mendoja, “po sikur të mos funksionojë televizioni!’ Nëse nuk funksionon tani, atëherë jam unë ai që do të mbetem përgjegjës, se nuk ka pasur fotografi nga Hëna!”
Por teknika funksionoi dhe miliona njerëz në mbarë botën panë se si Neil Armstrong, si njeriu i parë në botë, shkeli në Henë dhe tha fjalët e paharrueshme: “Ky është një hap i vogël për një njeri, por një arritje gjigande për njerëzimin”. /DW