Opozita do të mbajë protestën e ardhshme kombëtare më 8 Qershor në orën 19:00. Vendimi u mor pas përfundimit të protestës së sotme përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit.
Protesta e ardhshme do të jetë e 8-ta kombëtare e zhvilluar nga opozita e bashkuar. Ndërkohë gjatë tubimit të organizuar këtë të dielë, nuk munguan edhe incidentet.
Protestuesit hodhën flakadanë, tymuese, kapsolla dhe fishekzjarre në drejtim të Kuvendit dhe policisë, ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjën me ujë dhe gaz lotsjellës./abcnews.al