Kur do të zhduket virusi? Eksperti: Jetës normale mund t’i kthehemi pas 2024-ës

schedule08:08 - 11 Nëntor, 2020

schedule 08:08 - 11 Nëntor, 2020

Shkencëtari Erand Llanaj në një lidhje me Skype nga Hungaria në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” tha se nëse vaksina nuk do të ketë efekt dhe nëse nuk gjendet një kurë, kjo situatë në të cilën ndodhemi nga Covid mund të zgjasë deri në 2024.

“Do të ketë një kulm në janar dhe shkurt të 2021. Mirëpo ajo që shikoj unë duke qenë se vaksina është me baza ARN dhe ka disa sfida logjistike dhe nuk mund të jetë e disponueshme menjëherë. Do të duhet të mbajmë këto masa dhe janë katër skenarë nëse vaksina zgjat më shumë se 10 javë do të presim deri në 2023.

Nëse zgjat më shumë se 100 javë do të ketë rivalëzime të tilla çdo gjashtë muaj, nëse ka reaksione dhe kjo ndodh më shumë tek të rinjtë me siguri të plotë pa dashur të spekuloj pas 2024 do të jemi në një lloj niveli që mund ta vëmë në kontroll total dhe t’i kthehemi jetesës normale.“, tha ai.

Më tej, ai tha se duke qenë së vaksina është bazuar në vetëm 94 raste si studim nuk mund të merret si një bazë e sigurt që mund të jetë efektive për të gjithë njerëzit e infektuar.

Vaksina është momentalisht një lajm shumë pozitiv dhe është bazuar në vetëm 94 raste si studim për të treguar 90 përqind efektivitet. Logjikisht nuk mundet një vaksinë për 94 raste ta përdorim për miliarda individë, duhet të shikojmë se çfarë po ndodh, nëse po mbron të moshuarit. Nuk janë përfshirë në studim fëmijët, adoleshentët apo gratë shtatzëna.

Vaksina nuk ka nevojë për 100 përqind efektivitet dhe nga ana tjetër 500 milion doza janë pak sepse flasim për 250 milion individë të vaksinuar. Kjo vaksinë ka dy doza dhe nuk mund të bëhen më shumë se 50 milionë doza deri në fund të 2020-ës.”, shtoi ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!