Padyshim që duhet të jetë një rekord.
Shqiptarët dhe Championsi janë një histori e vështirë, me pak suksese dhe gola, ndonëse kjo mesjavë sjell një erë të re.
Pesë futbollistë të kombëtares mund të jenë njëkohësisht në fushë të mërkurën, në sfidat e javës së fundit në grupe, që nisin në orën 21:00.
Për Interin, ndaj Monakos në “San Siro” ka shumë mundësi të luajë titullar Kristian Asllani, edhe pse kjo nuk është plotësisht e sigurt.
Sidoqoftë, në tre nga katër sfidat e fundit të zikaltërve, mesfushori e ka nisur nga minuta e parë, ndërsa pikërisht në fundjavë në Serinë A, u aktivizua vetëm si zëvendësues, pra është I shlodhur dhe gati.
Mendohet që në formacion duhet të jetë edhe kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, ndonëse në sfidën e fundit, fituar 5-0 ndaj Shturmit, luajti vetëm 18 minuta.
Atalantën e pret një ndeshje e jashtëzakonshme në fushën e Barcelonës.
Edhe Arbër Hoxha mund të jetë në fushë që nga fillimi në stadiumin e tij “Maksimir” të Zagrebit.
Kampionia e Kroacisë, Dinamo, gjithashtu ka ndeshje zjarri, pasi në shtëpi I mbërrin Milani.
Tek Sparta e Pragës janë dy kuqezinj, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci.
Mesfushori ka qenë gjithmonë titullar, me përjashtim të një ndeshjeje të vetme dhe ka shënuar një gol.
Indrit Tuci, ndërkaq, ka qenë I dëmtuar dhe nuk dihet nëse do të mund të bëhet gati.
Asllani e Gjimshiti kanë shumë mundësi të kualifikohen direkt në të tetat e finaleve në Champions, Hoxha ka shpresë të kalojë në plej of, ndërsa Tuci e Laçi janë tashmë të eliminuar./abcnews.al