Kupa e Shqipërisë/ Tirana zhgënjen ndaj Kukësit, Egnatia mund minimalisht Vllazninë

schedule16:56 - 3 Prill, 2024

schedule 16:56 - 3 Prill, 2024

U luajtën mesditën e kësaj të mërkure, dy takimet e para të raundit gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2023-2024.

Kukësi mposhti Tiranën me rezultatin 2-0 në një ndeshje mjaft të bukur të zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena”. Kuksianët falë këtij triumfi hodhën një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Shqipërisë.

Kukësi zhbllokoi takimin në minutën e 20-të të pjesës së parë me Theodoros Mingos, falë një kundërsulmi të shpejtë. Pjesa e parë përfundoi 1-0, ndërsa në fraksionin e dytë kuksianët shënuan sërish me Nicolai Solodovnicov. Në fund sfida u mbyll me rezultatin 2-0.

Egnatia mposhti Vllazninë 1-0 në stadiumin “Egnatia Arena”. Rrogozhinasit gjetën golin e vetëm të takimit në minutën e 30-të të pjesës së parë me Fernando Medeiros. Në fund sfida u mbyll 1-0, me Egnatian që është më pranë finales.

Takimet e dyta gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më datë 24 prill. Sfida Tirana – Kukësi, do të zhvillohet në ora 15:00, ndërsa ndeshja Vllaznia – Egnatia, në ora 18:00. /i.m /abcnews.al

Rezultatet e gjysmëfinaleve të para të Kupës së Shqipërisë:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!