Kupa e Shqipërisë: Sot mësohen dy çerekfinalistët e fundit

schedule10:04 - 3 Shkurt, 2023

schedule 10:04 - 3 Shkurt, 2023

Sot do të luhen dy ndeshjet e fundit të raundit përkatës të Kupës së Shqipërisë, nga të cilat dy prej tyre do të shkojnë në çerekfinale.

Në orën 13:00, Vllaznia do të ndeshet me Bylisin në “Loro Boriçi” dhe vendasit shihen si favorit në këtë sfidë pasi edhe ndeshjen e parë ata fituan 2-0.

Një tjetër sfidë interesante është ajo ndërmjet Teutës dhe Erzenit që do të zhvillohet në orën 16:00. Ndeshja e parë midis këtyre dy ekipeve përfundoi me rezultatin 1-1, pra gjithçka mbetet e hapur për një biletë në çerekfinale.

Dy ekipet që kalojnë sot në çerekfinale, do t’i bashkohen gjastë të tjerave që janë Tirana, Partizani, Laçi, Kastrioti, Kukësi dhe Egnatia./ h.ll/abcnews.al